Granit Xhaka ka udhëtuar drejt Londrës për të finalizuar marrëveshjen me Arsenalin. Fillimisht, lajmi u publikua në rrjetin social “Facebook”, në profilin e Artan Muhaxhirit. Ky i fundit është gazetar sportiv dhe njihet si mik i familjes Xhaka. Me hërët, mediat gjermane dhe zviceriane kanë shkruar se Arsenali kishte shfaqur interes për mesfushorin e Mynshengladbahut. Prestigjiozja gjermane “Bild” ka shkruar se Xhaka pritet të shkojë te Arsenali për 19 milionë paund, ndërsa klubi në të cilin ai luan e vlerëson kartonin e tij me vlerën e 34 milionë paundëve. Lëvizja e tij drejt Premier Ligës pritet të zyrtarizohet para finaleve të Europianit. Granit Xhaka luan me Zvicrën dhe pritet të përballet me vëllain e tij, Taulantin, në finalet e “Francë 2016”. Zvicra dhe Shqipëria bëjnë pjesë në Grupin A, bashkë me Francën dhe Rumaninë. Pas këtij postimi, lajmi u publikua edhe në disa media ndërkombëtare. Edhe gazeta “The Sun” citon reporterin shqiptar në lidhje me bisedimet e Xhakës me Arsenalin. Thursday, May 19, 2016
Xhaka udhëton drejt Londrës, gati marrëveshja me Arsenalin
Granit Xhaka ka udhëtuar drejt Londrës për të finalizuar marrëveshjen me Arsenalin. Fillimisht, lajmi u publikua në rrjetin social “Facebook”, në profilin e Artan Muhaxhirit. Ky i fundit është gazetar sportiv dhe njihet si mik i familjes Xhaka. Me hërët, mediat gjermane dhe zviceriane kanë shkruar se Arsenali kishte shfaqur interes për mesfushorin e Mynshengladbahut. Prestigjiozja gjermane “Bild” ka shkruar se Xhaka pritet të shkojë te Arsenali për 19 milionë paund, ndërsa klubi në të cilin ai luan e vlerëson kartonin e tij me vlerën e 34 milionë paundëve. Lëvizja e tij drejt Premier Ligës pritet të zyrtarizohet para finaleve të Europianit. Granit Xhaka luan me Zvicrën dhe pritet të përballet me vëllain e tij, Taulantin, në finalet e “Francë 2016”. Zvicra dhe Shqipëria bëjnë pjesë në Grupin A, bashkë me Francën dhe Rumaninë. Pas këtij postimi, lajmi u publikua edhe në disa media ndërkombëtare. Edhe gazeta “The Sun” citon reporterin shqiptar në lidhje me bisedimet e Xhakës me Arsenalin.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment