Thursday, May 19, 2016

Ku ndryshon CR7-ta nga Mesi

Në një konventë të mbajtur në Dublin, Sër Aleks Ferguson ka dhënë mendimin e tij rreth një debati që “mundon” sportdashësit në të katër cepat e botës.Ish-menaxheri i famshëm skocez i Mançester Junajtid është zhbalancuar duke thënë të vetën mbi konkurrencën e madhe mes Kristiano Ronaldos dhe Leonel Mesit.
Mbi rivalitetin
“Për mua nuk është aspak interesante kur dëgjoj të flitet vetëm për dy lojtarë. Nëse doni që të dëgjoni atë çfarë kam për të thënë për rivalitetin mes Ronaldos dhe Mesit, atëherë do t’ju kërkoj që të mos më keqkuptoni kur them se Mesi duket sikur vesh papuçe nate kur kontrollon topin. Ai është një lojtar fantastik, por është një lojtar i Barcelonës, pra funksionon në atë realitet. Ndërsa për Ronaldon them se do të ishte i aftë që të shënonte tregolësh edhe nëse do të luante për Stokport Kauntrin. Ai ka gjithçka që i duhet një futbollisti për t’u konsideruar si i kompletuar. Ai godet mirë topin me të dyja këmbët, përdor mirë kokën dhe është kurajoz si një luan”, tha Sër Aleks për “krijesën” që e ndihmoi të përmirësonte teknikën në “Old Trafford”.
Diferenca
Ish-trajneri i famshëm skocez zbuloi se Ronaldo, ndryshe nga lojtarët e tjerë, ka arritur të tilla nivele falë punës së bërë. “Gjatë kohës që kam qëndruar te Junajtid isha me fat që kisha shumë lojtarë, të cilët kalonin orë ekstra në stërvitje me qëllim që të përmirësoheshin. Falë etikës në punë, Geri Nevill u kthye nga një lojtar normal, në një futbollist të bukur. E njëjta gjë vlen edhe për Devid Bekhamin. Por Ronaldo, ndryshe nga ata, e sfiliste veten duke u stërvitur. Ai vazhdon të bëjë të njëjtën gjë edhe tani, ai nuk pushon, pasi do që të jetë më i miri në botë”, tha Fergi.
Si Kantona
Në lidhje me kulturën e punës, Ferguson kujtoi edhe një episod që i kishte ndodhur gjatë kohës që për Mançester Junajtidin luante edhe Erik Kantona. “Mbaj mend se pas stërvitjes së parë që bëri me ne Eriku, m’u afrua dhe më kërkoi që t’i vendosja në dispozicion një portier, dy lojtarë të ekipit të rinjve dhe disa topa futbolli. Unë e pyeta se për çfarë i donte dhe ai më tha se do të qëndronte në fushë për t’u praktikuar. Kur kjo praktikë e tij u përhap në ekip disa ditë më vonë, Kantona nuk ishte i vetmi që bënte stërvitje shtesë”, tha Fergi.

Dibala: Vitin tjetër duam Ligën e Kampioneve

Paulo “E kemi nisur këtë sezon duke fituar Superkupën ndaj Lacios, të luajtur në Shangai, një emocion i veçantë për mua, ndonëse atë nuk do ta krahasoja kurrë me suksesin në kampionat. Por këtë vit të parë te Juventusi dua ta mbyll ashtu siç e nisëm, duke festuar. Do të ishte e drejtë dhe ndoshta e detyrueshme që ta mbyllnim rrethin duke fituar edhe Kupën e Italisë. Vetëm kështu ky sezon i parë si juventin do të kurorëzohej në mënyrën e duhur. Milani në vështirë? Nuk më interesojnë kundërshtarët. Unë mendoj për skuadrën time. Ne punojmë për të qenë superiorë kundrejt çdo rivali në fushën e lojës, sepse vetëm kështu mund të fitohet. Nuk po them që e nënvlerësoj Milanin, thjesht e respektoj. Në 90 minuta gjithçka mund të ndodhë, ndonëse unë jam i sigurt se ne jemi shumë më të fortë se ata, – shpjegon Paulo Dibala, i cili në lidhje me interesimin e Realit të Madridit në orët e fundit, ai e pret shkurt. Nuk jam në dijeni të një ofertë apo të një interesimi. Por fundja as nuk më intereson. Unë jam i lumtur te Juventusi, totalisht i përqendruar te kupa dhe nuk kam ndër mend të largohem nga Torino. Kam ardhur këtu për të bërë një rrugë timen, për të hapur një cikël fitues personal dhe me shokët e mi. Ky ishte një vit i vështirë, por shumë emocionues, me Champions-in, që do të mbetet pengu i të gjithëve ne, duke parë sesi shkoi ky sezon në Europë. Por gjithsesi, unë jam gati që t’u premtoj tifozëve të Juventusit, se sezonin e ardhshëm do të jemi jo vetëm më të përgatitur, por edhe më të fortë dhe konkret për ta sjellë në Torino trofeun kontinental”.
Dibala nuk kënaqet me pak, përkundrazi, ka objektiva konkretë edhe për sezonin e ardhshëm. Pas fitores së Superkupës së Italisë dhe ndërkohë të kampionatit, sulmuesi argjentinas kërkon ta mbyllë në mënyrën më të mirë këtë sezon, duke fituar edhe Kupën e Italisë, kundër Milanit.

Xhaka udhëton drejt Londrës, gati marrëveshja me Arsenalin


Granit Xhaka ka udhëtuar drejt Londrës për të finalizuar marrëveshjen me Arsenalin. Fillimisht, lajmi u publikua në rrjetin social “Facebook”, në profilin e Artan Muhaxhirit. Ky i fundit është gazetar sportiv dhe njihet si mik i familjes Xhaka. Me hërët, mediat gjermane dhe zviceriane kanë shkruar se Arsenali kishte shfaqur interes për mesfushorin e Mynshengladbahut. Prestigjiozja gjermane “Bild” ka shkruar se Xhaka pritet të shkojë te Arsenali për 19 milionë paund, ndërsa klubi në të cilin ai luan e vlerëson kartonin e tij me vlerën e 34 milionë paundëve. Lëvizja e tij drejt Premier Ligës pritet të zyrtarizohet para finaleve të Europianit. Granit Xhaka luan me Zvicrën dhe pritet të përballet me vëllain e tij, Taulantin, në finalet e “Francë 2016”. Zvicra dhe Shqipëria bëjnë pjesë në Grupin A, bashkë me Francën dhe Rumaninë. Pas këtij postimi, lajmi u publikua edhe në disa media ndërkombëtare. Edhe gazeta “The Sun” citon reporterin shqiptar në lidhje me bisedimet e Xhakës me Arsenalin. 

Monday, May 16, 2016

Futbollistët e Suonsit kujtojnë Besian Idrizajn, luajnë me foton e tij mbi fanellë

Ekipi i Suonsit ka kujtuar futbollistin Besian Idrizajt, i cili humbi jetën gjashtë vite më parë. Fotoja e tij është vendosur në shenjë përkujtimore në fanellat e ekipiet në ndeshjen e fundit të Premier Ligës mes Suonsit dhe Mançester Sitit. “Gjashtë vjet më parë në humbëm Besian Idrizajn. Iku, por kurrë nuk do të harrohet”,-shkruan ekipi anglez, me të cilën Idrizaj luajti për herë të fundit. Ai u nda nga jeta si sot gjashtë vite më parë nga një atak në zemër. Idrizaj nisi karrierën si futbollist profesionist në Austri, për të luajtur më pas me disa klube në Premier Ligë.

Partizani e deklaroi të mbyllur, rikthehet braziliani Filipe Gomes

Felipe Gomes Ribeiro e ka mbyllur përpara kohe sezonin me Partizanin. Mesfushori brazilian pësoi një dëmtim të rëndë të ligamentit në gju, në përballjen ndaj Bylisit. Futbollisti ka udhëtuar sot drejt Italisë, ku edhe ka kryer vizitat e para mjekësore, të cilat pritet të përcaktojnë shkallën e këtij dëmtimi, që me shumë mundësi do ta lërë Gomes disa muaj jashtë fushave të lojës. Gomes, i cili u bashkua me të kuqtë gjatë merkatos së janarit, ishte një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin tonë, duke dhënë një kontribut të madh në rezultatet e skuadrës”. Kështu njoftoi Partizani më 11 maj në faqen zyrtare të klubit. Por alarmi i paraqitur nga klubi nuk ka rezultuar i vërtetë, pasi ekzaminimet mjekësore në Itali kanë vërtetuar se Filipe ka qenë me fat, pasi nuk ka pasur këputje ligamentesh. Mesfushori 28- vjeçar mungoi ndaj Skënderbeut, ndonëse trajneri Agostineli e mori me ekipin në Korçë në rolin e spektatorit. Por paraditja e djeshme ka treguar se sezoni i mesfushorit brazilian nuk është mbyllur, pasi ai i është bashkuar ekipit në stërvitje. Dje, të kuqtë kanë kryer një seancë stërvitore gjatë paradites në ambientet e stadiumit “Qemal Stafa”. Në dallim nga përgatitjet për Skënderbeun, dje trajneri Agostineli ka pasur nën urdhrat e tij edhe mesfushorin brazilian, i cili është përgatitur normalisht me ekipin. Me shumë mundësi, Filipe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Teutën, por gjithçka do të vendoset nga gjendja që ai do të tregojë në seancat e radhës. Nëse stafi do të jetë i bindur se lojtari është i gatshëm, atëherë braziliani së bashku me Bathën do të formojnë dyshen e qendrës së mesfushës. Për momentin problemi qëndron te reparti difensiv, pasi në mungesë të Kalarit, Atandës dhe Trashit, pritet një rreshtim ndryshe në mbrojtje.

Pas Teutës, dy futbollistë të Partizanit grumbullohen me kuqezinjtë

Realdo Fili dhe Jurgen Bardhi janë dy nga lojtarët e perspektivës që së fundmi kanë gjetur hapësirë edhe tek ekipi i parë i Partizanit. Fili ka qenë përcaktues në disa raste, ku ka shënuar edhe tre gola, spikat goli i barazimit në derbi. Të dy lojtarët janë edhe kontingjent i ekipit kombëtar Shpresa dhe pas përfundimit të ndeshjes së fundit me Teutën ata do të grumbullohen me kuqezinjtë e trajnerit Redi Jupi. Grumbullimi nga kombëtarja U-21 nuk u lë mundësi dy lojtarëve që të përfshihen nga klubi me Partizanin B, që të enjten luan “play off”-in me Sopotin. Fili, debutimin me fanellën e kuqe e kreu me Partizanin B, pasi u federua me këtë ekip në fillim, më pas u përdor nga ekipi i parë. Ndërsa Bardhi në këtë sezon është aktivizuar me tri skuadra të ndryshme, Partizani U-19, Partizani dhe Partizani B. Në synimet e klubit për këtë vit është edhe ngjitja e ekipit të dytë në Kategorinë e Parë, ku të enjten i pret finalja me Sopotin. Në këtë takim Partizanit i lejohen që të aktivizojë deri në pesë lojtarë të skuadrës së parë, të cilët nuk do të përfshihen në fushë ndaj Teutës të mërkurën.

Teuta beson tek Europa, kapiteni Hoxha: Për gjithçka ndaj Partizanit

Pas fitores së arritur kundër Laçit, me rezultatin 3-0, skuadra është lënë pushim nga trajneri Magani, i cili i ka lejuar lojtarët e tij të kalojnë një ditë pa impenjime sportive. Mbrojtësi Lukiç mungon ndaj të kuqve prej kartonëve. Kapiteni i skuadrës durrsake, Rustem Hoxha, për “Panorama Sport” foli rreth ndeshjes së fundit me kurbinasit, si dhe synimet që kanë “djemtë e detit” për 90-minutëshin e fundit të sezonit. Teutën e pret transferta e kryeqytetit me Partizanin dhe të besuarit e trajnerit Magani do mundohen të bëjnë më të mirën në këtë sfidë, ku të luftojnë deri në fund për vendin e tretë, që të siguron një biletë për në Kupat e Europës. Mirëpo, që të arrihet ky objektiv, përveç detyrës që duhet të bëjnë ndaj Partizanit, durrsakët presin edhe ndonjë frenim të Kukësit në përballjen me Tiranën. “E përgëzoj ekipin për fitoren e arritur kundër Laçit, pasi me atë fitore i dhamë një mundësi më shumë vetes për të synuar vendin e tretë. E dimë që ky objektiv nuk varet plotësisht nga ne, por janë edhe 90 minuta për t’u luajtur dhe ne duhet të bëjmë detyrën tonë. Përballë kemi Partizanin, që synon të dalë kampion në këtë takim. Ne nuk do të shikojmë se më kë do të luajmë apo çfarë objektivi ka kundërshtari, kështu që do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë në kryeqytet, por shpresojmë që edhe Tirana ta ndalojë Kukësin, në mënyrë që Europën ta sigurojmë nga vendi i tretë. Gjithsesi, ne jemi krenarë për sezonin që kemi zhvilluar dhe tani na mbetet të bëjmë detyrat e fundit dhe, më pas, do të bëjmë bilancin përfundimtar. Finishi i kampionatit është bërë mjaft interesant, pasi dy skuadrat e para luftojnë për titullin kampion, dy të tjerat më poshtë synojnë të sigurojnë vendin e tretë që të dërgon në Ligën e Europës, si dhe ka luftë të fortë edhe në zonën e mbijetesës. Pra, luftohet në të gjitha frontet, ndryshe nga vitet e fundit ku verdiktet përcaktoheshin disa javë para fundit. Ky ka qenë një kampionat i bukur, ‘i çmendur’ dhe i luftuar. Ne do të luftojmë deri në fund që ta mbyllim sa më mirë këtë sezon, aq më tepër që jam në përfundim të kontratës dhe dua t’i bëj dhuratë skuadrës vendin e tretë”, u shpreh për “Panorama Sport” mbrojtësi 24-vjeçar i Teutës, Rustem Hoxha.

Vllaznia, gati të nisin “skarcimet”

Pasi kanë siguruar mbijetesën 90 minu ta para mbylljes së krejt kampionatit, në Shkodër menjëherë kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri. Plani është i qartë: do të ndërtohet një ekip dinjitoz, që kurrsesi nuk duhet ta diskutojë më rënien. Të paktën kjo ka qenë edhe kërkesa e vetme e Armando Cungut, i cili publikisht ka pranuar se rinovimi i tij do të vijë vetëm nëse do të ketë pretendime më madhore. Drejtuesit duket se janë gati që t’ia plotësojnë këtë kusht trajnerit, ndonëse ky i fundit, pas ndeshjes me Tiranën, deklaroi se janë disi vonë. Me “blindimin” e pankinës nuk do të mungojnë “skarcimet” apo rishikimet e kontratave. I pari që mund të marrë “valixhet” është Andrija Dragojeviç. Prej tri ndeshjesh, ka humbur vendin e titullarit, por njëherësh edhe besimin e stafit teknik. Kjo pritet që të sjellë divorcin mes klubit dhe malazezit. Edhe pse e nisi mirë me Vllazninë duke qenë në krye të katërkëndorit për javë të tëra, ai nuk do të jetë në planet e Cungut për sezonin e ri. Me sa duket, largimet e para do të nisin pikërisht nga porta. Paraqitjet e tij kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe, për më tepër, portieri asnjëherë nuk ka arritur që ta kënaqë tifozërinë shkodrane. Pezull është edhe 20-vjeçari Ronaldo Rudoviç. Kontrata e malazezit pritet që të rishikohet. Ai është aktivizuar shumë pak këtë sezon, por drejtuesit janë shprehur me nota pozitive për paraqitjet e këtij lojtari. Gjithsesi, fjala e fundit do të jepet nga Cungu. Një tjetër futbollist me përvojë që ka pozitat e lëkundura është Jetmir Sefa. Mesfushori tiranas nuk ka gjetur fort hapësira, madje edhe në kryeqytet Cungu e futi vetëm në minutën e 80-të. Megjithatë, e sigurt është që me mbylljen e këtij sezoni ai do të ulet për të folur me drejtuesit, ashtu si dhe Polizoi Arbri. Ky i fundit, ndonëse e mbylli sezonin i dëmtuar, është në listën e futbollistëve që pritet të qëndrojnë. Në listën e dilemave është edhe mbrojtësi me eksperiencë, Endri Vrapi, dhe malazezi Stefan Cicmil. Megjithatë, referuar asaj që tha vetë Cungu në konferencën për mediat pas ndeshjes, largimet do të bëhen duke u bazuar edhe tek afrimet. Pra, nëse do të ketë prurje më cilësore, atëherë shumë prej atyre që janë pjesë e organikës do t’i japin “lamtumirën” klubit.

Besim dhe frikë, Josa sposton Arapin në qendër

Pasi kanë siguruar mbijetesën 90 minu ta para mbylljes së krejt kampionatit, në Shkodër menjëherë kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri. Plani është i qartë: do të ndërtohet një ekip dinjitoz, që kurrsesi nuk duhet ta diskutojë më rënien. Të paktën kjo ka qenë edhe kërkesa e vetme e Armando Cungut, i cili publikisht ka pranuar se rinovimi i tij do të vijë vetëm nëse do të ketë pretendime më madhore. Drejtuesit duket se janë gati që t’ia plotësojnë këtë kusht trajnerit, ndonëse ky i fundit, pas ndeshjes me Tiranën, deklaroi se janë disi vonë. Me “blindimin” e pankinës nuk do të mungojnë “skarcimet” apo rishikimet e kontratave. I pari që mund të marrë “valixhet” është Andrija Dragojeviç. Prej tri ndeshjesh, ka humbur vendin e titullarit, por njëherësh edhe besimin e stafit teknik. Kjo pritet që të sjellë divorcin mes klubit dhe malazezit. Edhe pse e nisi mirë me Vllazninë duke qenë në krye të katërkëndorit për javë të tëra, ai nuk do të jetë në planet e Cungut për sezonin e ri. Me sa duket, largimet e para do të nisin pikërisht nga porta. Paraqitjet e tij kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe, për më tepër, portieri asnjëherë nuk ka arritur që ta kënaqë tifozërinë shkodrane. Pezull është edhe 20-vjeçari Ronaldo Rudoviç. Kontrata e malazezit pritet që të rishikohet. Ai është aktivizuar shumë pak këtë sezon, por drejtuesit janë shprehur me nota pozitive për paraqitjet e këtij lojtari. Gjithsesi, fjala e fundit do të jepet nga Cungu. Një tjetër futbollist me përvojë që ka pozitat e lëkundura është Jetmir Sefa. Mesfushori tiranas nuk ka gjetur fort hapësira, madje edhe në kryeqytet Cungu e futi vetëm në minutën e 80-të. Megjithatë, e sigurt është që me mbylljen e këtij sezoni ai do të ulet për të folur me drejtuesit, ashtu si dhe Polizoi Arbri. Ky i fundit, ndonëse e mbylli sezonin i dëmtuar, është në listën e futbollistëve që pritet të qëndrojnë. Në listën e dilemave është edhe mbrojtësi me eksperiencë, Endri Vrapi, dhe malazezi Stefan Cicmil. Megjithatë, referuar asaj që tha vetë Cungu në konferencën për mediat pas ndeshjes, largimet do të bëhen duke u bazuar edhe tek afrimet. Pra, nëse do të ketë prurje më cilësore, atëherë shumë prej atyre që janë pjesë e organikës do t’i japin “lamtumirën” klubit.

Shkëndija fiton Kupën e Maqedonisë, e para në historinë e klubit

Shkëndija e Tetovës ka triumfuar në Kupën e Maqedonisë. Fitorja e arritur mbrëmjen e së hënës me rezultatin 2-0 ndaj Rabotniçkin i shpalli kuqezinjtë kampionë. Ngritja e trofeut u prit me entuziazëm nga fitozët në stadiumin “Philipi 2” në Shkup. Golat u shënuan nga Radeski në minutën e 8′ të pjesës së parë dhe Junior dyfishoi në minutat shtesë. Pas humbjes në luftën për titull në kampionat ndaj Vardarit të Shkupit, Kupa e Maqedonisë u kthye në një objektiv për klubin. Ekipi i drejtuar nga boshnjaku Bruno Akrapoviç mori trofeun që mungonte në vitrinë pas dy përpjekjeve të humbura më parë.